Botapress, 20 Maj – Kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes pozitës e opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës. Fillmisht ishte Ramush Haradinaj i cili pyeti Albin Kurtin se “…A mos të ka rekrutuar shërbimi i Serbisë sa ishte në burg”.. ndërkaq në vend të Albin Kurtit, një pyetje ndaj Ramush Haradinajt e ka shtruar deputeti i VV-së, Haki Abazi i cili i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Botapress.
Ramush Haradinaj e pyet Kurtin: A je rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishe në burg
“Në pyetjen e zotit Haradinaj që mendoj që në gjuhën parlamentare nuk duhet të ekzistojë ajo formë e poshtrimit të njerëzve të cilët kanë përgjegjësinë dhe mandatin nga mbi 50% të popullatës dhe e kthen gjuhën parlamentare në një konflikt të panevojshëm, bën njëfar lloj helmimi të opinionit publik në formën e pyetjeve se cili shërbim sekret e ka rekrutuar kryeministri, rrjedhimisht ngrit çështjet të cilat zotin Haradinaj duhet pyetur se se cili shërbim sekret e ka kthyer nga dhomat e burgut në Francë drejt e në kryeministri”, tha Abazi,
Përplasjet në Kuvend dhe ofendimet tashmë janë bërë traditë e përhershme në seancat e Kuvendit të Kosovës e që po zgjojnë edhe iritim te opinioni pulbik në Kosovë, shkruan Botapress.