Nuk do e besoni: Ja sa herë është nominuar Vladimir Putin për çmimin Nobel të Paqes

Vladimir Putin ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës me sulmin ushtarak në Ukrainë, që është tashmë në ditën e tij të 22-të.

Në një kohë që bota po sheh tmerret e luftës, kujtojmë se Putin ka qenë i nominuar për çmimin Nobel të Paqes, madje në dy raste.Presidenti rus u nominua fillimisht në vitin 2014. Motivi ishte roli që luajti në konfliktin e Sirisë. Atë vit, fituesit ishin aktivistja indiane Kailash Satyarthi dhe aktivistja pakistaneze Malala Yousafzai.

LEXO EDHE KETE

Ditë të ‘zeza’ për Putinin, Rusia merr goditjen e papritur!

Nominimi tjetër erdhi në vitin 2021, kësaj radhe për ndihmat që u dërgoi 30 shteteve, kontributit për paqen dhe përfshirjen e fjalës “Zot” në Kushtetutën e Rusisë. Fituesi atë vit ishte gazetari rus, Dmitri Muratov.

Sot, një vit më pas nominimit për Nobel të Paqes, Vladimir Putin është quajtur për herë të parë “kriminel lufte” nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Kjo ishte një frazë të cilën administrata amerikane ishte shmangur disa herë ta përdorte.

Deklarata e fortë e presidentit Biden erdhi gjatë një bisede me gazetarët, në një event që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë./Botapress.info/

ngjashme