Raketa Hëasong-17, e zbuluar për herë të parë për publikun e Koresë së Veriut në tetor të vitit 2020 gjatë një paradë të madhe ushtarake, mendohet të jetë në gjendje të mbajë koka të shumta shpërthyese dhe të kap një rreze maksimale prej 9,000 milje (15,000 km), gjë që do t’i lejonte shtetit komunist të godiste çdo objektiv në Shtetet e Bashkuara. Por provat e kësaj të enjteve provuan se raketa e ndërkontinentale e prodhuar nga koreano-veriorët ishte një dështim.
“Koreja e Veriut gjuajti një predhë të panjohur nga zona Sunan rreth orës 09:30 e ditës së sotme, por supozohet se ajo dështoi menjëherë pas lëshimit”, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Seulit.
Cheong Seong-chang, një studiues i lartë në Institutin privat Sejong, tha: “Shenjat tregojnë se Hëasong-17 e lëshuar nga Veriu sot dështoi, por testet e raketës perbindësh kanë gjasa të pasojnë me radhë”/Botapress.info/