Krijimi i rezervave të produkteve ushqimore është një dukuri e pashmangshme pas nisjes së agresionit të Rusisë mbi Ukrainën. Mielli dhe vaji janë produktet më të kërkuara këto ditë në treg, por edhe më të kufizuarat e me çmime të larta. Përkundër asaj, Kosova po shet miell ngapak…
Importi i grurit është ndaluar nga shumë shtete. Më 10 mars, Serbia ka pezulluar eksportet e grurit, miellit, misrit dhe vajit, për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Me gjithë këtë krizë, statistikat tregojnë se edhe Kosova po shet miell në disa shtete të Evropës.
Nga Shoqata e mullisëve thonë se Kosova eksperton në sasi të vogël mielli, ndërkohë nuk e mohojnë nëse edhe akullishtë edhe duke u eksportuar.
Statistikat e Doganës së Kosovës për dy muajt e parë të këtij viti, tregojnë se është eksportuar rreth 240 mijë euro ‘miell prej grurit të zakonshëm ose spelt’.
Nuk është treguar se sa ka qenë sasia, por eksporti është bërë në këto vende: Shqipëri një sasi prej 210, 897.00 euro. Republika Qendrore e Afrikës 16, 300. 00 euro. Gjermani 7, 315. 00 euro. Kroaci 10, 773.14 euro. Mali, 8, 170.00 euro. Suedi, një sasi prej 6,120.00 euro.
Muhamet Frizi, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, thotë se nuk e di nëse po importohet akullishte grurë. Eksperti i miellit, thotë se nuk është në sasi të madhe.
“Nga vendi ynë pak ka ekspert. Këtë e bënë zakonisht mulliri më i madhe që ndodhet në Xërrxë. Ai ka rendimente më të larta, kështu që një sasi e dërgon edhe në Evropë. Nuk e di nëse është duke eksportuar akullishtë, pro ai duhet të ketë kontrata me klientët e vete dhe duhet t’u përmbahet atyre. Me sa di nuk është sasi e madhe”, tha Ferizi.
“Importi i grurit kryesisht është prej Serbie, nga Kroacia, Hungaria, Bullgaria. Mielli po ashtu ka ardhur nga Kroacia, Maqedonia, Hungaria, Gjermanie, Austria e nga disa shtete tjera. Unë i siguroj të gjithë se nuk ka asnjë vend për brengë. I bëjë thirrje popullatës që të mos krijojë rezerva të pa nevojshme”.
Ferizi nuk tregon se a ka akullishte import të grurit e miellit. Thotë se mullisët po punojnë. ‘’Aktualisht mullinjtë po punojnë. Grurë ka mjaftueshëm. Importe të miellit zakonisht nuk bëjnë mullisët, por tregtarët tjera. Importe të grurit edhe nëse nuk janë duke bërë, ata kanë sasi të konsiderueshme, deri të korrën ‘’
Marrë parasysh stopimin e importit, kryesisht të grurit është shfaqur rreziku që mund të rriten edhe produktet e miellit, veçanërisht buka. “Rreth çmimeve nuk dua të diskutojë. Secili e ka leverdinë e vetë. Mund të them se ka një konkurrencë të mjaftueshme ne mes të mullisëve”, tha përfaqësuesi i mullisëve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, vitin e kaluar 68,000 hektarë tokë ka qenë e kultivuar me kulturën e grurit. Me këtë sasi, sipas kësaj ministrie, Kosova mund të plotësojë 65 për qind të nevojave të brendshme.
Vetëm për dy vjet, nga shtete të ndryshme të rajonit dhe Evropës, Kosova ka importuar miell dhe grurë në vlerë prej mbi 60 milionë euro. Serbia, Hungaria, Kroacia dhe Austria janë vendet që kanë importuar sasi më të mëdha të grurit dhe miellit vitin e kaluar në Kosovë. /Botapress.info/