Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar për arrestimin e 50 policëve në Kosovë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy doganierë të cilët dyshohen se janë përfshirë në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” për lejimin e hyrjeve së mallrave ilegale në vend dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në më shumë se 400 raste në vepra kriminale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, thuhet tutje në shkrimin e Reuters.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/03/Reuters-1.jpg)
Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë./Botapress.info/