Lideri i një grupi ushtarak çeçen që po luftojnë krah Rusisë, Ramazan Kadyrov ka thënë se janë afër Kievit, kryeqytetit të Ukrainës.
Lufta Rusi-Ukrainë: Forcat Ajrore të Ukrainës rrëzojnë disa avionë rusë
Në një video të postuar nga kanali televiziv çeçen Grozny tregohet se lideri çeçen flet me luftëtarët për një sulm që ata thonë se ndodhi afër Kievit.
Sipas Kyiv Intependent, Kadyrov në një postim në rrjetin social Telegram tha se po i afrohej Kievit.
Delegracionet e Ukrainës dhe Rusisë sot pritet të ulen për raundin e ri të bisedimeve, derisa lufta po vazhdon.
Rusia në anën tjetër ka zgjeruar ofenzivën mbi Ukrainën dhe tani po sulmon në disa drejtime.