Botapress 14 Mars- Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se kishte rrëzuar katër aeroplanë rusë, tre helikopterë dhe një avion pa pilot gjatë ditës së dielës duke përdorur raketa kundërajrore raporton The New York Times, pērcjellë Botapress.
19 ditë luftime: Këto janë zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë
Njoftimi vjen pasi Rusia goditi një bazë ushtarake në Ukrainën Perëndimore pikërisht përtej kufirit polak, duke vrarë 35 persona.
Nw ndwrkohw bwhet e ditur se Rusia i ka kërkuar Kinës pajisje ushtarake që nga pushtimi i saj i Ukrainës më 24 shkurt, raportuan të dielën Financial Times dhe Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan do të jetë në Romë të hënën për t’u takuar me kryediplomatin kinez Yang Jiechi, tha më herët Shtëpia e Bardhë.
Rusia, e cila e quan veprimin e saj në Ukrainë një “operacion special”, dhe Kina kanë forcuar bashkëpunimin pasi janë nën presion të fortë perëndimor mbi të drejtat e njeriut dhe një sërë çështjesh të tjera.
Pekini nuk e ka dënuar sulmin e Rusisë dhe nuk e quan atë një pushtim, por ka kërkuar një zgjidhje të negociuar.
Washington Post tha se zyrtarët e paidentifikuar amerikanë nuk deklaruan llojin e armatimit që ishte kërkuar ose se si ishte përgjigjur Kina raporton The New York Post, përcjellë Botapress.