Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë filluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë, ka thënë një burim nga Elysee pë CNN, këtë të shtune.
U raportua se i kërkoi Ukrainës të dorëzohet para kërkesave ruse, reagon Izraeli
Tre burrat folën edhe gjatë së enjtes ku Macron kishte thënë se kushtet paraqitura nga presidenti rus për një armëpushim në Ukrainë ishin “të papranueshme për askënd”, pa specifikuar se cilat ishin kushtet e Putinit.
Macron ka folur shpesh me Putinin muajin e fundit, por shumë pak sukses është prodhuar për uljen e tensionit në Ukrainë.