Presidenti amerikan Joe Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë.
“Ne nuk do ta bëjmë Luftën e Tretë Botërore në Ukrainë”, tha Biden, pasi përsëriti se Shtetet e Bashkuara po mbështesin aleatët e NATO-s.
Ai premtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo pjesë të territorit të NATO-s, raporton CNN, përcjell lajmi.net.
“Megjithatë, dua të jem i qartë, ne do të sigurohemi që Ukraina të ketë armë për t’u mbrojtur nga sulmet e forcave ruse. Ne do t’u dërgojmë para dhe ushqim për të shpëtuar jetën e ukrainasve. Ne do t’i presim refugjatët nga Ukraina me krahë hapur nëse ata vijnë këtu”, shtoi Biden.
I pari i SHBA-së thotë se ai flet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pothuajse çdo ditë.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e veprimit të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në çdo lëvizje për të kundërshtuar Kremlinin.