Nuk ka shumë ditë prej kur Trim Ademi publikoi këngën më të re “Rrushe” dhe si duket kjo u prit shumë mirë nga publiku.
Capital T është një nga artistët meshkuj më të pëlqyer të estradës sonë dhe për këtë ai disa herë është shpehur se ka punuar dhe ka sakrifikuar shumë, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtari ka arritut të bëjë për vete jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar pasi ai dëgjohet edhe jashtë kufijve tanë dhe shumë shpesh ka sjellë edhe bashkëpunime me artista nga vende të ndryshme të botës.
Së fundi Capital T bëri të ditur për fansat e tij se kënga “Rrushe” është renditur e 10-ta në “Top 100 Këngët në Zvicër”, sukses ky mjaft i madh.
“Jo keq pas dy jave” ka shkruar ai në Instastory.
Kësaj kënge reperi ia shoqëroi edhe videoklipin, të cilin e solli në formë të një filmi të metrazhit të shkurtër./Botapress/