Eksperti i aviacionit ushtarak, Tyler Rogoway ka thënë se ky mund të jetë një dron zbulues “Tu-141”, “Strizh”.Ai u shpreh se mund të jetë një dron që ka ardhur nga Ukraina.
Shikoni se si duket droni që mbrëmë u rrëzua në Kroaci, raportohet se kishte shkronja cirilike ruse
“Ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga Ukraina. Besoj se ky është një dron zbulues që duket si një raketë. Duhet të jetë dëmtuar rëndë, ka fluturuar në të gjithë Hungarinë dhe më në fund është rrëzuar në Zagreb”, tha ndër të tjera ai.
Është raportuar se Ukraina ka vënë në punë dronët me shpejtësi të lartë të epokës sovjetike në ditët e fundit pas pushtimit rus të vendit, si dhe Ukraina është operatori i vetëm aktual i njohur i Tu-141.