Rrjeti i marketeve të mëdha në Kosovë, Elkos Trading Center (ETC), ka ulur çmimin e vajit për litër në vetëm 1.99 euro, shkruan Gazeta Botapress.info.
Sipas një postimi në Facebook të këtij rrjeti të marketeve, një litër vaj premium, shitet vetëm 1.99 euro.Në këtë postim është bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet se sasia e vetme e lejuar për të blerë është 5 litra.Ndërkaq oferta vlen deri në shpenzim të sasisë.
Ngritja e çmimeve në shumë artikuj ushqimorë ka nxitur reagime në opinion.Së fundi reagime të shumta ka ngjallur shtrenjtimi enorm i vajit ushqimor, ku nga 1.60 sa ka qenë ditëve të fundit sot është raportuar se çmimi ka shkuar deri në 3.50 euro. /Botapress.info/