Sulmi i paprovokuar dhe i përgjakshëm i presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, e ka kthyer Rusinë në një shtet të izoluar ndërkombëtarisht, duke komplikuar udhëtimin, pasi 33 shtete – përfshirë të 27 shtetet e Bashkimit Evropian – kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për transportuesit rusë.
Vuçiq: Nëse Putin e bën atë çka po mendoj, do të pasojë një katastrofë e tmerrshme për botën
Disa shtetas rusë që kanë arritur në Armeni, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se miqtë dhe të njohurit e tyre në Rusi, ose po mendojnë që të largohen nga vendi, ose veçse e kanë bërë një gjë të tillë.
Sipas tyre, kjo po ndodh kryesisht për shkak të shtrëngimit të sanksioneve perëndimore për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Ndryshe shtetet evropiane por edhe më gjerë kanë vendosu shume sanksione në drejtim të Rusisë.