Në Bjellorusi ka filluar raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Kjo është bërë e ditur nga agjencia shtetërore e mediave, Rusia 24.
Pamje të tmerrshme: Kështu granatojnë rusët qytetin ukrainas
Vendndodhja për këtë ngjarje nuk është bërë e ditur.
Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua më 28 shkurt, kurse raundi i dytë më 3 mars. Të dyja këto takime u zhvilluan në Bjellorusi.
Ndërkohë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia të Turqisë.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Por pavarësisht paralajmërimit, ky takim nuk është konfirmuar ende./Botapress.info/.