Qysh në ditët e para, U.D i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së është përfshirë në një marrëveshje të dyshimtë brenda Televizionit Publik. Ai e ka shpërblyer shokun e tij Arsim Halilin me 9328 euro, duke e tërhequr lëndën kundër tij në Gjykatën e Apelit dhe duke e ka vendosur më pas në pozitën e u.d. të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Ahmetxhelaj e ka tërhequr lëndën nga Gjykata e Apelit, ku RTK e kishte atakuar vendimin e Gjykatës Themelore në rastin e Arsim Halilit, e cila fillimisht kishte vendosur në favor të tij.
Rasti kishte të bënte me suspendimin dhe degradimin e Arsim Halilit nga pozita e redaktorit në gazetar nga komisioni disiplinor i RTK-së për shkak të ofendimit të komunitetit LGBT, pas një proteste të këtij komuniteti në Prishtinë në vitin 2016.
“Si qytetar i këtij vendi që mëton me shpërthy izolimin shumëvjeçar, i kam tri pyetje koncize: A është edhe LGBT, kusht për liberalizimin e vizave? Ky kusht a plotësohet me sapun, a pa sapun? Edhe e treta, për liberalizim vizash, a ma mirë me sakrifiku me demarkacion a me thobë?!”, kishte shkruar Halili në ditën e protestës së komunitetit LGBT.
Një tjetër goditje për Putin: Gjenerali dhe numri dy i Mbrojtjes jep dorëheqje
Menaxhmenti i RTK-së e kishte suspenduar dhe degraduar pas vendimit të komisionit disiplinor të RTK-së, për gjuhë ofenduese ndaj një komuniteti të caktuar dhe për shkelje të etikës dhe standardeve profesionale. Halili më pas ishte ankuar në gjykatë dhe në vitin 2018, pas një procesi gjyqësor, Gjykata Themelore kishte vendosur në favor të tij.
Me pas, RTK ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, duke paraqitur fakte të reja për shkeljet që i kishte bërë Gjykata Themelore kundër RTK-së dhe ishte në pritje të vendimit në favor të RTK-së për shkak se shkeljet konsideroheshin evidente, publike dhe kishin zgjuar reagime të shumta, si nga shoqëria civile, ashtu edhe nga mediat kundër gjuhës ofenduese dhe homofobike të një redaktori të RTK-së. Megjithatë, këtë proces kundër Halilit tashmë e ka ndalur në gjysmë miku i tij, U.D. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Demokracia.com e ka siguruar marrëveshjen mes Ahmetxhekajt dhe Halilit, që të dy tashmë në krye të Televizionit Publik, ku dakordohet tërheqja e ankesës nga ana e RTK-së në Gjykatën e Apelit dhe pajtueshmëria për kompensimin e tij, pa e pritur fare vendimin e shkallës së dytë, duke e dëmtuar kështu RTK-në me mbi 9 mijë euro në mesin e krizës financiare që momentalisht ajo gjendet. Marrëveshja është nënshkruar më 28 janar të këtij viti. Në të thuhet se RTK dhe Arsim Halili janë pajtuar që të rregullojnë raportet e ndërsjella dhe të përmbyllin çështjet gjyqësore, pa vazhduar tutje në procese gjyqësore.
“RTK është pajtuar që i punësuari Arsim Halili do të vazhdoj punën e tij në Televizionin Publik, në pozitën redaktor i lajmeve në RTK1”, thuhet në marrëveshjen e siguruar nga Demokracia.com.
Ndërsa, Televizioni Publik, sipas kësaj marrëveshjeje, detyrohet që ta tërheqë ankesën në rastin e Halilit dhe t’ia paguajë në tërësi shumën sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore.
“Arsim Halili dhe RTK deklarojnë se përveç kompensimit dhe kthimit në vendin e tij të mëparshëm të punës nuk kanë ndonjë kërkesë të çfarëdo natyre apo ndonjë pretendimi tjetër financiar ndaj njëra-tjetrës, lidhur me kërkesat që kanë pasur deri më sot dhe deri në lidhjen e kësaj marrëveshje”, thuhet në marrëveshjen në mes të Ahmetxhekajt dhe Halilit.
Demokracia.com ka mësuar se Ahmetxhekaj e ka njoftuar edhe Komisionin Parlamentar për Financa për këtë çështje dhe për çudi asnjëri nga deputetët në këtë komision nuk kanë reaguar.
Ahmetxhekaj e kishte tërhequr padinë nga Gjykata e Apelit vetëm pak ditë para se ta emëronte shokun e tij Arsim Halili në pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, pa e pritur as përfundimin e konkursit për Drejtor të Përgjithshëm.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/03/element-16.png)
![](data:;base64,<svg xmlns='http://www.w3.org/2000/svg' viewBox='0 0 0 0'></svg>” alt=”” data-lazy-src=”https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/03/element-17.png” />

<figure class=)
![](data:;base64,<svg xmlns='http://www.w3.org/2000/svg' viewBox='0 0 0 0'></svg>” alt=”” data-lazy-src=”https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/03/element-18.png” />

Për këtë çështje kishte reaguar menjëherë edhe kryetari i SPRTK, Fadil Hoxha, i cili në profilin e tij në Facebook kishte thënë se Shkumbin Ahmetxhekaj me këtë rast i ka shkaktuar RTK-së humbje 9328 euro, pa e pritur vendimin përfundimtar të gjykatës.

“Ud. drejtori gjeneral i RTK-se, Shkumbin Ahmetxhekaj, duke mos e pritur vendimin perfundimtar te gjykates e ka terhequr ankesen e RTK-se ne gjykaten e apelit, ndaj ud.zv. drejtorit gjeneral, Arsim Halili. Me kete rast, RTK-se ia ka shkaktuar 9328 euro humbje te cilat paskan shkuar ne kuleten e vartesit te tij Arsim Halili, te cilin vetem tri dite pasi ia ka terhequr padine e ka emeruar ud.zv. drejtor gjeneral”, kishte shkruar Hoxha.

Ahmetxhekaj dhe Halili njihen në RTK si shokë të afërt dhe veprimi i Ahmetxhekajt po vlerësohet se paraqet konflikt interesi, por edhe tejkalim të kompetencave, duke keqpërdorur pozitën zyrtare në dëm të RTK-së.

“Madje ud.drejtori Ahmetxhekaj mburret duke thene se ka arritur marreveshje me zv.ud. drejtorin Halili qe parate t’ia jap ne kohen kur RTK eshte ne nje situate me te mire financiare. Kjo eshte ajo qe po e potencoj vazhdimisht se RTK po rreshqet prej nje klani ne nje klan tjeter. Kjo eshte thike pas shpine per Bordin e ri te drejtoreve. Me kete skandal dje e kemi nisur takimin me Bordin”, kishte shkruar më tej Hoxha.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffadil.hoxha%2Fposts%2F10227875584857030&show_text=true&width=500

Në ankesën të cilën RTK e kishte bërë në Gjykatën e Apelit, C. nr. 1473/16 të datës 13.06.2019, përveç ofrimit të argumenteve kundër vendimit të shkallës së parë ishte kërkuar edhe largimi i gjyqtares Saranda Bogaj – Sheremeti nga ky rast për shkak të konfliktit të interesit, pasi që e njëjta kishte pasur raporte miqësore me asokohe Kryetaren e AGK-së, gazetare gjithashtu e RTK-së, e cila, sipas ankesës së RTK-së është gjithashtu mike e mirë e Arsim Halilit.

Për ta dëshmuar këtë, RTK kishte ofruar edhe fotografi familjare, ku shiheshin së bashku me familjet e tyre.

“Në rastin konkret gjykata ka lejuar shkelje të rëndë të normave procedurale. Në gjykimin në gjykatën e shkallës së parë ka vendosur gjyqtarja Saranda Bogaj – Sheremeti. Tashmë për të paditurin RTK është fakt i njohur që gjyqtarja në fjalë ka marrëdhënie të ngushta shoqërore me Gentiana Begolli-Pustina, kryetare e AGK, e cila siç mund të vërtetohet nga procesverbalet e seancave, ka qenë pjesëmarrëse në seanca gjoja duke vëzhguar mbarëvajtjen e procesit të iniciuar nga Arsim Halili, ku i njëjti është edhe anëtar i Bordit të AGK…I bashkangjesim edhe njëherë dëshmitë/fotot që dëshmojnë shoqërinë e tyre”, thuhej ndër të tjera në ankesën e RTK-së dërguar Gjykatës së Apelit.

Mirëpo, të gjitha faktet e paraqitura nga RTK-ja në Gjykatën e Apelit nuk patën mundësi ta marrin epilogun e tyre, pasi që U.D. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së me nguti e tërhoqi padinë.

Demokracia.com ka mësuar se po të mos e tërhiqte padinë e RTK-së kundër Halilit, Ahmetxhekaj nuk do të mund ta emëronte atë si U.D. Zëvendësdrejtor të RTK-së, pasi që ai mbante vetëm pozitën e gazetarit.

Marrëveshja e dyshimtë mes Ahmetxhekajt e Halilit dhe kronologjia e vendimeve të mëpasme, Demokracia.com ka mësuar se tashmë është duke u hetuar si ushtrim i ndikimit nga ana e u.d. Drejtorit të RTK-së për ta favorizuar mikun e tij, si tejkalim i kompetencave dhe si dëm i shkaktuar me dashje ndaj RTK-së si institucion publik vetëm që Arsim Halili të emërohej në pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Demokracia.com ka dërguar pyetje për këtë çështje në RTK, në Policinë e Kosovës dhe në Prokurori, megjithatë ende nuk ka marrë përgjigje nga asnjëra prej këtyre institucioneve.

Gjithashtu, merret vesh se shumë punëtorë të RTK-së që janë shkarkuar këto ditë kanë ngritur padi kundër vendimeve të Ahmetxhekajt dhe Bordit të RTK-së, që potencialisht mund ta dëmtojnë materialisht RTK-në edhe në të ardhmen.

Deri më tash, ndër vite, Demokracia.com ka mësuar se 6 drejtorë të RTK-së janë përballur me aktakuza dhe procese gjyqësore, ndërsa listës së të dyshuarve tashmë u është bashkuar edhe menaxhmenti i ri në detyrë dhe dikush nga Bordi i RTK-së (emër i njohur për redaksinë), i cili nuk e kishte parandaluar këtë veprim, përkundër që kishte një mundësi të tillë.

Në RTK është tashmë në proces edhe përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm, ku kanë konkurruar 16 persona, transmeton Botapress.info

<div id=)