Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
Kurti ata i ka përmendur në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në nderim të Epopesë së UÇK-së.
Ai ka thënë se bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, komandantit legjendar, po mbahen në burg për këtë luftë për liri.
“Është e pamundur të mos e përmend që në kohën kur ne e kujtojmë një prej masakrave më të tmerrshme të luftës sonë çlirimtare dhe prej heroizmave më të pashembullt, në Hagë kemi bashkëluftëtarë të Adem e Hamës Jasharit që mbahen në burg, pikërisht për këtë luftë, pikërisht për këtë narrativë që ne e kemi ndërtuar me gjak, ndërsa Serbia dëshiron ta rindërtojë me gënjeshtra”, ka thënë Kurti.