Iashpër ka qenë reagimi i presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky ndaj liderëve të NATO të cilët refuzuan vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi qiejt e vendit të tij.
“Që nga sot, të gjithë njerëzit që do të vdesin, do të vdesin për fajin tuaj, për shkak të dobësisë tuaj. Samiti i NATO që u mbajt sot ishte një samit i dobët, konfuz. Ishte një samit që tregoi se jo çdokush e konsideron luftën për lirinë në Europë si qëllimin kryesor”, tha Zelensky