Alex Konanykhin premtoi të paguajë 1 milion dollarë oficerët që duke respektuar detyrën kushtetuese do të arrestojnë presidentin rus, Vladimir Putin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare.
Biznesmeni thotë se Putin kishte shkelur kushtetutën ruse duke “eliminuar zgjedhjet e lira” dhe “duke vrarë kundërshtarët e tij”.
“Si një rus etnik dhe një qytetar rus, e shoh si detyrën time morale të lehtësoj denazifikimin e Rusisë. Unë do të vazhdoj ndihmën time për Ukrainën në përpjekjet e saj heroike për t’i bërë ballë sulmit të Putinit,” tha Konanykhin.