Gjithë bota u zgjua sot e alarmuar pasi zyrtarët ukrainas njoftuan me urgjencë në orën 4 të mëngjesit se forcat ruse kanë bombarduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës. Ky është termocentrali bërthamor më i madhi në Evropë. Duke konfirmuar zjarrin, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentrali bërthamore.
Kur filloi zjarri?
Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale se një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Dezertojnë rusët, ukrainasit ua kapin sistemin e lëshimit të raketave
Kur u shuan flakët?
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se zjarri në ndërtesën e trajnimit të uzinës u shua në orën 6:20 të mëngjesit. Sipas deklaratës, nuk u raportua për vdekje apo lëndime.about:blank
A po luftojnë akoma?
Që atëherë, luftimet janë ndalur në zonë, tha një zëdhënës i termocentralit për CNN. Në një postim në Facebook herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj termocentralit bërthamor, dhe u kërkoi udhëheqësve evropianë që të “zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “përpara se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore”.
Sa serioze është situata?
Është e vështirë të thuhet pasi nuk dihet shumë. Por uzina nuk ka pësuar ndonjë dëm “kritik”, tha përfaqësuesi i objektit. Zjarri nuk ka prekur asnjë pajisje “thelbësore” dhe stafi po merr masa për të zbutur çdo dëm, tha IAEA, duke cituar autoritetet ukrainase/Botapress.info/