Një autobus me refugjatë ukrainas është aksidentuar mëngjesin e së enjtes në një rrugë nacionale në Poloni. Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, pesë fëmijë dhe një i rritur u shtruan në spital, tha policia.
Harta që tregon se ku po luftohet dhe deri ku kanë arritur rusët
“Në autobus ishin 73 persona. Në Kolonia Siedliszczki, automjeti doli papritur nga rruga, ra në një kanal dhe u përmbys”, ka raportuar të enjten oficerja e shtypit Elwira Domaradzka nga selia e policisë së qarkut në Świdnik.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/03/99999.png)
Ajo shtoi se nga gjetjet paraprake të policisë rezulton se shoferi me gjasë e ka zënë gjumi në timon. Shërbimet po punojnë në vendngjarje.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/03/622089748f300_o_large-780x439-1.jpg)
“Kam qenë në vendin e aksidentit në mëngjes, shërbimet kanë ndërhyrë menjëherë, operacioni i shpëtimit është kryer në mënyrë efikase dhe dinamike”, ka thënë më tej ajo.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/03/3333333333333333333333333.png)
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/03/333333333.png)