Një anije mallrash e Estonisë është fundosur në portin e Odessas në Ukrainë pas një shpërthimi, shkruan The Guardian transmeton Gazeta Botapress.info
Dy anëtarë të ekuipazhit të anijes së mallrave Helt në pronësi të Estonisë u evakuuan në një gomone, tha Igor Ilves, drejtor menaxhues i Vista Shipping Agency me bazë në Talin.
Shkaqet që kanë çuar në shpërthim nuk janë bërë të ditura.Katër anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të zhdukur.
Harta që tregon se ku po luftohet dhe deri ku kanë arritur rusët
“Anija është fundosur. Dy pjesëtarë të ekuipazhit janë në një gomone në ujë dhe katër të tjerë janë të zhdukur. Nuk e di se ku janë për momentin”, ka thënë ai.