Jo vetëm për vizitë në Kosovë. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon vendosi që sot të qëndrojë afër deputetëve.
Ajo u ulë në pjesën e mysafirëve në Kuvendin e Kosovës, nga ku po ndjekë seancën plenare.Viola Von Cramon është duke vizituar Kosovën ndërsa sot ka takuar vetëm Kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
E është vetë Konjufca i cili tha se kanë nderin të kenë sot të pranishme në seancë, Viola Von Cramon. Cramon është deklaruar sot sërish se vazhdon ta përkrahë Kosovën në synimet e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian./Botapress.info/