Spanja do të dërgojë një mijë e 370 granatahedhës antitank në Ukrainë të premten si pjesë e dërgesës së saj të parë të armëve sulmuese për të ndihmuar shtetin ukrainas në përballje me agresionin rus.
Në këtë dërgesë janë të përfshirë mitralozë dhe 700 mijë fishekë pushke, e municione automatike.Kështu ka thënë Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles, raporton CNN, transmeton Botapress.info
“E gjithë kjo sasi do të dërgohet me avionë të forcave ajrore spanjolle në një vendndodhje në Poloni afër kufirit, ku zyrtarët ukrainas do t’i marrin municionet atje”, tha Robles. /Botapress.info/