Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit”.
Burime të gazetes bëjnë të ditur se rreshteri i arrestuar është Enver Dreshaj nga Rugova e Pejës.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/03/274984357_575621634236597_6409662711761492581_n.jpg)
Enver Dreshaj është arrestuar sot nga Policia Kufitare e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ndaj tij, me urdhër të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit”./Botapress.info/