Bashkimi Evropian ka sanksionuar 22 zyrtarë dhe personel ushtarak bjellorusë për përfshirjen e tyre në mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës, shkruan CNN, transmeton Botaoress.info
Në një dokument të botuar të mërkurën, BE tha se 22 individë të rangut të lartë bjellorusë ishin në shënjestër “duke pasur parasysh peshën e situatës dhe faktin se Bjellorusia po merr pjesë në një pushtim të paprovokuar rus kundër Ukrainës duke lejuar agresionin ushtarak nga territori i saj.”
LEXO EDHE KETE
Gjermania i sekuestron jahtin 600 milionë dollarë miliarderit rus
Blloku njoftoi gjithashtu kufizime të mëtejshme ndaj Minskut, duke ndaluar disa importe nga Bjellorusia në BE dhe eksportet e makinerive të BE-së në Bjellorusi.
“Disa sektorë të ekonomisë bjelloruse, veçanërisht sektorët e drurit dhe çelikut” janë vendosur gjithashtu të ndikohen nga masat, njoftoi Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian në një postim në Twitter të mërkurën./Botapress.info/