Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 83 raste të reja me koronavirus.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 1 mijë e 608 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 181 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është gati 1 mijë e 600.