Ushtria ruse tha të martën se do të kryejë sulme kundër objekteve në Kyiv, duke paralajmëruar civilët që jetojnë pranë zonave të largohen, raporton CNN, përcjell Gazeta Botapress.
Rusët do të synojnë Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës dhe Qendrën e 72-të kryesore për Informacionin dhe Operacionet Psikologjike në Kyiv, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë të martën përmes agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
“Për t’i shtypur sulmet e informacionit kundër Rusisë, objektet teknologjike të SBU dhe qendra kryesore e 72-të PSO në Kyiv do të goditen me armë të precizionit të lartë”, thuhet në deklaratë, sipas TASS. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të tërhequr nga nacionalistët ukrainas të kryejnë provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kyivit që jetojnë pranë tyre të largohen nga shtëpitë e tyre.”
Një autokolonë ushtarake ruse e gjatë 40 milje – e përbërë nga automjete të blinduara, tanke, artileri të tërhequr dhe mjete të tjera logjistike – ka arritur në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kyiv, sipas imazheve satelitore nga Maxar Technologies.
Rusia ka pretenduar vazhdimisht se nuk po e sulmon infrastrukturën civile në Ukrainë. Por videot e mediave sociale, fotot dhe imazhet satelitore të analizuara dhe të gjeolokuara nga CNN konfirmojnë se disa raste zona me popullsi të dendur janë goditur nga forcat ruse.
Në dy ditët e fundit, bombardimet e përshpejtuara në qytetin e dytë më të madh të vnedit, Kharkiv-in që kanë goditur civilët sugjerojnë se Rusia po zhvendoset drejt një fushate bombardimi shumë më pak të përmbajtur, në krahasim me sulmet e saj të mëparshme që ishin më të përqendruara në objektiva ushtarakë.
OKB thotë se të paktën 102 civilë janë vrarë në të gjithë vendin dhe 304 janë plagosur, megjithëse këto shifra ka të ngjarë të jenë shumë më të larta në të vërtetë.