Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka paralajmëruar se do t’i shtohen edhe 70 avionë luftarakë ushtrisë ukrainase.
Në paralajmërimin e bërë me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, ata kanë përmendur edhe legjendën urbane “Fantazma e Kievit”.
“Do të shtohet numri i “Fantazmave të Kievit”! Edhe 70 aeroplanë ushtarakë për ushtrinë ukrainase!”, thuhet në postimin e tyre.
Deri më tani, ekzistenca e pilotit luftarak ukrainas që rrëzoi gjashtë avionë rusë, për të cilin pretendohet të jetë me nofkën “Fantazma e Kievit”, nuk është konfirmuar asnjëherë./Botapress.info/