Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka dëshmuar veten se është një nga udhëheqësit më të guximshëm në botë, triumfi i tij epik në Dancing With The Stars ka habitur gjithashtu njerëzit.
Nga komediani dhe aktori tek udhëheqja e vendit të tij në luftën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, talentet e Zelenskit qartazi nuk njohin kufij.
Në vitin 2014, Presidenti Zelensky luajti zërin e Paddington Bear (versioni ukrainas), por disa vite më parë, në vitin 2006, ai fitoi versionin e Ukrainës të Strictly Come Dancing, Dancing With the Stars.
Në një video që u shpërnda në Twitter të dielën në mëngjes dhe u përhap me shpejtësi në mediat sociale, presidenti Zelensky shihet duke vallëzuar si një profesionist.
Ai shihet me partneren e tij të kërcimit Olena Shoptenko, duke tregu treguar lëvizjet e tij përmes këngëve klasike.
https://botapress.info/paralajmeron-senatori-amerikan-me-e-keqja-nuk-eshte-pare-ende/
Përpara se të zgjidhej President në vitin 2019, Zelensky gjithashtu krijoi dhe luajti në një shfaqje satirike të njohur ukrainase rreth një mësuesi historie, i cili aksidentalisht bëhet president i vendit pasi një nga sharjet e tij për korrupsionin politik është filmuar fshehurazi dhe bëhet virale.
Babai i dy fëmijëve ka marrë mbështetje nga e gjithë bota për besnikërinë, forcën dhe guximin e tij, të shfaqur para botës pavarësisht kërcënimeve për jetën e tij dhe të familjes së tij në mes të pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia.
Me shumë njerëz që e njohin tashmë atë si një hero, video e vallëzimit tani ka treguar një anë krejtësisht tjetër, por po aq të njohur të tij, duke treguar se sa natyral është ai në një pistë vallëzimi dhe para kamerave, transmeton Klankosova.tv.