Ambasada të huaja në Ukrainë i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen me urgjencë nga Kievi.
Diplomacitë ndërkombëtare kanë këshilluar shtetasit e tyre, përfshirë studentët, të largohen me shpejtësi sot nga Kievi.“Mundësisht me trena të disponoheshim ose me çdo mjet tjetër…”, transmeton Indeksonline
![BBC Russian reporter in Kyiv: The day the war began - BBC News](https://ichef.bbci.co.uk/news/976/cpsprodpb/18E3/production/_123417360_77bb6df0-6b5a-4b3f-b6b3-817698fa414e.jpg)
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm një kolonë me automjete ushtarake ruse është drejtuar për në Kiev. Kolona vlerësohet të jetë 64 kilometra e gjatë, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN të martën herët duke cituar imazhe satelitore.
Pamje nga sulmi me raketa në një ndërtesë qeveritare në Kharkiv
Karvani i tankeve dhe automjeteve të tjera ushtarake është edhe më i gjatë se sa mendohej më parë.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/03/taazzz.jpg)
Ai shtrihet nga Aeroporti Hostomel në Kievin veriperëndimor deri në fshatin Prybirsk, i cili ndodhet midis Kievit dhe Çernobilit.
Ndërkohë, porti jugor ukrainas i Mariupolit është përsëri nën kontrollin ukrainas, tha më 1 mars shërbimi shtetëror i informacionit të vendit. /Botapress.info/