Botapress 19 Maj – Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.
Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 748 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Ndërsa një ditë më parë policia shqiptoi 796 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Ndërkohë që numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rënie. Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur për një vdekje dhe 64 raste të reja pozitive me COVID-19.Aktualisht në vend janë 4 mijë e 543 raste aktive me COVID-19.