Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 949.
Nga ky numër i përgjithshëm, 911 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, vetëm për votimin me kusht.
Gjithashtu, KQZ mori vendim për miratimin e listës së 38 Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), në të cilat do të zhvillohen aktivitet pas ditës së zgjedhjeve për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve



Të tjera
Aktuale
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Sipas bazës së të dhënave
Lajme Opinione
Sadiku i LDK-së: Kërcënimet e Kurtit se do na çojë prap në zgjedhje janë goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin
Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike
Lajme
Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i KosovëS
Një incident ka ndodhur në