Një 62-vjeçar ndërroi jete dje si pasojë e goditjes nga shkarkimet elektrike të cilat u përcjellën me reshje shiu në disa pjesë të vendit. Gazeta raportoi ekskluzivisht se një person ishte goditur nga rrufeja dhe i njëjti ishte dërguar me urgjencë në spital
Xhavit Babaj në pamundësi që t’ju shpëtonte plagëve të rënda nga goditja e rrufesë, kishte ndërruar jetë dje.
Ndërkohë, këngëtarja Vjollca Haxhiu ka publikuar një imazh në storie në Instagram, ku ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë familjar i saj.
“Sot e humbëm dhëndrin tonë të dashur Xhavit Babaj”, ka shkruar Haxhiu në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2022/08/296764833_1078391889704931_9060898534347803219_n-473x1024.jpg)