Monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është shndërruar sërish në qendër të reagimeve qytetare në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Pas “burgosjes” simbolike me rrethoja hekuri dhe mbishkrimit “Kosova e burgosur”, këtë mëngjes atij iu vendosën edhe 5000 emblema magnetike të UÇK-së.
Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, të cilët mbrëmë e rrethuan monumentin me hekura metalike, duke e kthyer në një imazh burgu, sot e kanë mbushur atë me emblema të UÇK-së.

Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, mbrëmë ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale, që e konsiderojnë tendencë për rishkrimin e historisë dhe cenim i luftës për liri dhe i themeleve të shtetit tonë.
NEWBORN-i, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së republikës sonë, siç ka thënë ajo, është përfshirë në aktivitetet e tyre për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që qytetarët dhe Kosova po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kosova sot feston 18-vjetorin e pavarësisë, ndërkohë që të paraburgosur në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, ish-presidenti dhe kryeministri që lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe udhëhoqi procesin e shtetndërtimit, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, që të katërtit figura kyç të rezistencës, lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura