48 vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

 

Një 48 vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të ditës në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicën e Jugut.

Rreth ngjarjes së rëndë për Klankosova.tv u deklarua zëdhënësi rajonal i Policisë Avni Zaiti.

Zaiti tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, derisa rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

“Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugen ,,Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar”, deklaroi Zaiti për Klankosova

Të tjera

Aktuale

Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes