Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga ngjarja tragjike e ndodhur në Itali ku një shqiptare i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.
Kujtojmë se për të shpëtuar viktimën, e motra e saj u mundua ta tërhiqte por fatkeqësisht humbi ekuilibrin dhe ra poshtë. Viktima, sipas mediave italiane, mësohet se është mamaja e katër fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë.
Më i vogli është disa muajsh, më i madhi është nëntë vjeç. Fëmijët do t’i kalojnë në kujdestari babait, nga i cili 32-vjeçarja po ndahej.
Më 10 janar do të kishte një seancë gjyqësore për kujdestarinë e katër fëmijëve dhe duket se 32-vjeçarja kishte frikë se ata do t’i besoheshin ish-bashkëshortit të saj, pavarësisht dënimit për dhunë ndaj gruas.
Sipas asaj që raportohet nga mediat lokale në Itali, gruaja që vdiq, dje kishte shkruar në rrjetet sociale shprehjen “Zoti më pret”.



Të tjera
Aktuale
Murati, Bekimi apo Bashkimi: Kush nga familja Jashari po përmendet si kandidat i mundshëm për president?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,
Lajme
Më shumë se 5 mijë fluturime të anuluara për shkak të reshjeve rekord të borës në SHBA
Një stuhi e fuqishme dimërore ka
Aktuale
Prokurori i Shtetit: 42 aktakuza ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik