Nga pamja jashtë saj, jep përshtypjen e një shtëpie normale. E në brendësi, ka një histori krejt tjetër.
Këto punime në mur të bëra nga fëmijët e saj, janë arsyeja e vetme që e kthejnë Elvedina Hajdarin në këtë shtëpi.
Shtëpi e cila është vetëm 50 metra larg ish-burrit e familjes së tij në Fushticë e Epërme, të cilët i paditi për një sërë të bëmash. Për shkak të gjendjes së saj financiare, 32 vjeçarja u detyrua t’ia dorëzoj tre fëmijët ish-burrit, i cili është akuzuar për dhunë ndaj saj.
E vajzën më të vogël e mban afër vetes.
Përtej gjithë asaj që ka kaluar, thotë se ish-burri i saj tani po akuzohet edhe për shkak se nuk është kujdesur për mirëqenien e njërit prej fëmijëve të tyre.
Hajdari thekson se nuk është e kënaqur as me Policinë e as me organet e tjera të drejtësisë.Pikërisht këtë të mërkure, u mbajt edhe seanca e cila parashihej të ishte përfundimtare për vendimin ndaj tij.Megjithatë, avokati mbrojtës i Hajdarit, Gazmend Halilaj, tregon se si ka shkuar e gjithë seanca.
Për ta mbështetur pas çdo seance, janë edhe gra të tjera.
Seanca pëfundimtare, sipas avokatit të Elvedina Hajdarit, parashihet të mbahet me 30 mars të këtij viti.