Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Lidhur me një rast të tillë, Gazeta Sinjali bën apel për ndihmë publike pas raportimit të një rasti të zhdukjes së një vajze 13-vjeçare, e cila nuk është kthyer në shtëpi që nga data 2 prill 2025.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është paraqitur nga gruaja e axhës së saj, e cila ka deklaruar se vajza është nën kujdesin e saj ligjor, pasi babai i saj ka ndërruar jetë kohë më parë. Ankuesja ka raportuar se më datën e përmendur, mbesa e saj ka dalë nga banesa dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Leona Ademi, e cila është përshkruar si: E gjatë rreth 1.45 metra, peshon rreth 45 kilogramë, ditën kur është larguar kishte të veshura pantallona dhe bluzë të zezë si dhe këpucë të zeza
Rasti është inicuar nga Policia dhe është nën hetim, ndërsa është përfshirë edhe hetuesi kujdestar i stacionit përkatës.
Apelojmë te të gjithë qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose redaksinë e Gazetës Sinjali.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të bëjë dallimin.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen