Sot mbushen 27 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt.
Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.
Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj./kp/



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi