26-vjetori i çlirimit, Osmani: Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Çlirimit.

Duke kujtuar hyrjen e 50 mijë ushtarëve të NATO-s në vendin tonë, 26 vjet më parë, ajo ka thënë se zbarkoi shpresa.

“Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet”, shkroi Osmani.

Duke shpërndarë disa fotografi nga dita historike, presidentja u shpreh se përjetësinë Kosovës ia dhanë dëshmorët dhe martirët e lirisë.

Ky është postimi i plotë i presidentes:

Kosova e lirë, përjetë krenare!

Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet.

Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps.

Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë!

Të tjera

Lajme Opinione

Janina Ymeri: Ne puno, Serbia fito!

Deputetja e LDK-se ne legjislaturen e

Showbiz

Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin

Morena Taraku është shfaqur së fundi

Lajme

Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit