Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Xhemajl Mustafën, veprimtarin e LDK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 25 vjetorin e vrasjes.
Osmani e vlerësoi lart kontributin e Mustafës, për të cilin tha se ishte një nga zërat më të artikuluar për liri dhe pavarësi.
“Në këtë përvjetor kujtojmë me nderim Xhemail Mustafën, një nga zërat më të artikuluar të lirisë, intelektualin që me penë, guxim e vizion mbrojti idealin e Kosovës së pavarur. Ai ishte bashkëpunëtori i palëkundur i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe një prej arkitektëve të mendimit politik që na çoi drejt shtetit që kemi sot. Por, plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi”, tha Osmani transmeton Klankosova.tv.
E para e shtetit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes, për çka theksoi se është detyrim i Republikës.
“Zbardhja e kësaj vrasjeje politike nuk është vetëm kërkesë morale, por detyrim i Republikës. Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Xhemail Mustafës!”.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së