Sot është 24-vjetori i Masakrës së Reçakut.Në orën 10:00 do të bëhet vendosja e kurorës së përbashkët në memorial nga Osmani, Kurti e Konjufca.
Ndërsa në orën 11:00 mbahet ceremonia përkujtimore.
Kalendari:
10:00
Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, bëhet vendosja e kurorës së përbashkët në memorial nga presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti, me prezencë të togut ceremonial të FSK-së. (Kompleksi Memorial, Reçak)
11:00
Mbahet ceremonia përkujtimore në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Marrin pjesë presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti etj. (Shtëpia e e Kulturës në Shtime)