Pas marrëveshjes së nënshkruar në kuadër të nismës ndërkombëtare “Bordi i Paqes”, institucionet e Kosovës kanë avancuar me hapat konkretë drejt përfshirjes në misione ndërkombëtare të sigurisë.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka votuar njëzëri për t’ia dërguar Kuvendit vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Ndërkohë, gjatë seancës plenare të sotme, deputetët pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë projektligjin që i hap rrugë këtij angazhimi të parë të këtij lloji për FSK-në.
Në dokumentin që ka siguruar Front Online, përveç vendimit për dërgimin e FSK-së në Gaza, jepen edhe detaje më të hollësishme mbi mënyrën e funksionimit të këtij misioni.
Theksohet se bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar paqeruajtës, ku roli i FSK-së është mbështetës dhe stabilizues, në përputhje me planin për përfundimin e konfliktit në Gaza.
Dokumenti sqaron se pjesëtarët e FSK-së do të jenë nën autoritetin e komandës ndërkombëtare dhe do të zbatojnë rregullat e angazhimit të përcaktuara nga kjo forcë. Po ashtu, përmendet se shteti i Kosovës ruan juridiksion mbi ushtarët e vet për çështje ligjore.
Një tjetër pikë e rëndësishme është se numri i pjesëtarëve mund të ndryshojë sipas nevojave të misionit, por në këtë fazë parashihet një kontingjent prej rreth 22 ushtarësh. Financimi i misionit mbulohet nga buxheti i Kosovës.




Të tjera
Lajme
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,
Aktuale
Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?
E diela e 7 qershorit mbase
Aktuale
Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend
Shpërndarja e Kuvendit i la më