Sot bëhen 19 vjet nga ndarja nga jeta e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Për nder të tij, sot do të zhvillohen një sërë aktivitetesh përkujtimore.
Presidenca ka njoftuar se homazhet do të nisin në orën 09:00 te varri i presidentit Rugova në Velani, ku presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë do të bëjnë nderimet e tyre.
Ndërsa në orën 11:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore, e pasuar nga hapja e një ekspozite fotografike kushtuar Rugovës, nga fotografi Hazir Reka.
Aktivitetet përmbyllen në orën 12:00 me promovimin e librit të ri të Fondacionit “Ibrahim Rugova,” të përgatitur nga Ndue Ukaj, me titull “Rugova prijësi intelektual,” ku do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.



Të tjera
Aktuale
Numërohen mbi 70% e votave – LVV-ja ruan epërsinë, PDK-ja e dyta
Procesi i numërimit të votave po
Aktuale
Ekskluzive: LDK fiton në Istog, e mposht Vetëvendosjen
Ilir Ferati e ka rikthyer në
Lajme
Numërohen rreth 15% të votave në Prishtinë, kjo është renditja e partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur