17-vjeçarja me probleme të shëndetit mental dyshohet se u dhunua në Podujevë

Një rast i rëndë është duke u hetuar nga policia në Podujevë, pasi një 17-vjeçare ka deklaruar se është dhunuar gjatë këtij viti nga një person i panjohur.

Sipas informacioneve të Sinjalit, ngjarja është raportuar në orët e para të 6 tetorit 2025, kur e mitura H.B. është paraqitur në Stacionin Policor të Podujevës dhe ka dhënë deklaratën e saj në prezencë të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.

Ajo ka treguar se është dhunuar gjatë vitit 2025, por se nuk e mban mend vendin, kohën e saktë dhe as nuk e njeh autorin.

Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe prindërit e saj, F. dhe K. B, të cilët kanë deklaruar se vajza ka probleme mendore, por nuk kanë paraqitur dokumentacion mjekësor që e vërteton këtë.

Me urdhër të Prokurorit të Departamentit për të Mitur, rasti është kualifikuar si “Dhunim” dhe është duke u hetuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj të Miturve (NJHP).

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar autorin e dyshuar, ndërkohë që viktimës po i ofrohet ndihmë dhe mbështetje nga institucionet kompetente.

 

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive