Pa patentë e me veturë pa regjistrim, 17-vjeçari nga Ferizaj shkakton aksident pasi nuk iu ndal policisë
Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndërmarrë masa ndaj një personi për disa kundërvajtje në trafik, pas një ngjarjeje më 5 janar.
Sipas Policisë, E.A. (17 vjeç), duke drejtuar një automjet VW Golf me targa vendore, nuk është ndalur në shenjën “STOP” të dhënë nga policia në rrugën “Rexhep Bislimi”.
Më pas, në rrugën magjistrale në fshatin Bibaj ai ka shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale, duke u përplasur me një automjet tjetër.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit, policia konstatoi se i riu nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa automjeti ishte i paregjistruar, me afat regjistrimi të skaduar që nga 13 tetor 2024.
Për kundërvajtjet e konstatuara, janë shqiptuar këto masa: 150 euro gjobë për mosndalje në shenjën “STOP” të policisë, 250 euro gjobë për shkaktim të aksidenti, 200 euro gjobë për drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit si dhe është inicuar rast për gjykatë për drejtim të automjetit pa patentë, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, për të rritur sigurinë në komunikacion.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në