Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka uruar 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës më 9 prill 2008.
Mirëpo krahas kësaj dite, ai ka thënë se kemi një ldiership qeveritar që ndërmarrin vendime që janë në kundërshtim me këtë kushtetutë.
Si veprime antikushtetuese të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, Krasniqi përmendi rastin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, “përzierjen” e ministrisë së Arsimit në kompetenca tëpushtetit lokal, ligjet kundër kushtetuese gjatë pandemisë, etj, të gjitha këto veprime ligjore janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Postimi i plotë:
15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës – aktit më të lartë juridik të shtetit tonë, e cila është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë sonë, që bazohen në rend dhe ligj.
Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cënimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.
Megjithatë, PDK mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ruaj këtë akt thelbësor të shtetësisë së Republikës sonë, duke denoncuar çdo veprim që bie ndesh me dispozitat themelore dhe rendin tonë kushtetues.
Urime Dita e Kushtetutës, qytetarë të Kosovës!./gazetametro.net