Një ngjarje e rrallë dhe emocionuese ka ndodhur në spitalin HSHS St. Vincent në Green Bay, Wisconsin, ku 14 infermiere që punojnë në qendrën e grave dhe foshnjave janë shtatzënë në të njëjtën kohë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë spitali, i cili ka publikuar edhe fotografi ku infermieret shihen të buzëqeshura dhe krenare, teksa pozonin duke përqafuar barkun e rrumbullakosur.
Kjo situatë e veçantë ka sjellë gëzim jo vetëm për nënat e ardhshme, por edhe për të gjithë stafin spitalor.
“Ky është një moment i jashtëzakonshëm me shumë nga infermieret tona që do të bëhen nëna për herë të parë,” ka deklaruar Amy Bardon, drejtoreshë e qendrës, duke theksuar emocionet dhe entuziazmin që ka sjellë ky zhvillim në ambientin e punës.
Ngjarja është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku është pritur me komente pozitive dhe është cilësuar si një “mrekulli kolektive” – veçanërisht në një vend ku lindjet janë pjesë e përditshmërisë për këto gra të përkushtuara.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: LDK e gatshme për zgjedhje kurdo që Presidentja e vlerëson
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Shpërndarja e Kuvendit nga Presidentja, Kurti: Do ta kemi një adresim pasdite nga Kryeministria
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka
Ekskluzive Lajme
Izraeli shkatërron bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar
Bunkeri nëntokësor i ish-udhëheqësit suprem të