112-vjetori i Pavarësisë, Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin kombëtar

Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot 112-Vjetorin e Pavarësisë.

Për të festuar këtë ditë, ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau një videoregjistrimin të një shtetasi amerikan që punon në Shqipëri, i cili këndon himnin kombëtar.

Në video është Jakob Curatola-Wozniak,  i cili është duke mësuar shqip dhe këndon himin e flamurit.

“Ambasada e SHBA-së feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.

Të tjera

Lajme

Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq

Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet

Aktuale

Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit

Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe