I pandehuri Idriz Alija është dënuar sot me 11 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për Krime të Rënda, pasi më 6 gusht 2024 në Bresje të Fushë-Kosovës tentoi të vriste bashkëjetuesen e tij, Sherife Tahiri, raporton Indeksonline.
Ai e qëlloi atë me armë zjarri dhe më pas e goditi rëndë, ndërsa ngjarja ndodhi edhe në prani të djalit të saj të mitur. Si pasojë, viktima pësoi plagë të rënda dhe të rrezikshme për jetën dhe u trajtua në spital. Gjykata e shpalli fajtor edhe për posedim të paligjshëm të armës, si edhe për mosrespektim të vendimit të mëhershëm të gjykatës që ia ndalonte t’i afrohej viktimës./



Të tjera
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është
Aktuale
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Haradinaj lëshon “bombën”: Kurti ka qenë në lidhje dashurie me një serbe
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në